Autoritetet e Kinës kanë paralajmëruar se përpjekjet e Tajvanit për pavarësi “nënkuptojnë luftë”.
Kjo vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, rikonfirmoi angazhimin e tij ndaj Tajvanit dhe vendosi qëndrimin në Azi.
Duke komentuar deklarimet e autoriteteve kineze, Bideni ka thënë se deklaratat e tyre “janë për të ardhur keq”, duke shtuar se tensionet mbi Tajvanin “nuk kishin nevojë të çonin në konfrontim”.
Paralajmërimi i Bidenit vjen disa ditë pasi Kina rriti aktivitetet e saj ushtarake dhe fluturoi me aeroplanë luftarakë pranë ishullit, shkruan BBC-ja.
“Ne po u themi seriozisht atyre forcave të pavarësisë së Tajvanit se ata që luajnë me zjarr do digjen vetë dhe pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë”, ka deklaruar Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ai gjithashtu mbrojti veprimtaritë e fundit ushtarake të Kinës duke thënë se ato ishin “veprime të nevojshme për të adresuar situatën aktuale të sigurisë në ngushticën e Tajvanit dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.