Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës pwrmes njw komunikate pwr medie ka njoftuar se sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore Onur Air në arritje nga Antalia – Turqi pas aterrimit në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik pa ndikim në sigurinë e fluturimit.
Me asistencë të stafit teknik të aeroportit aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik.
Aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min.