Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka shqyrtuar planin e performancës për vitin 2021 nga Autoriteti i Aviacionit Civil, raporton Ekonomia Online.
Bujar Ejupi drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, tha se për herë të parë janë duke bërë një plan të tillë.
Ai ka sqaruar se hapësira ajrore e Kosovës është nën menaxhimin e NATO-s, duke kërkuar që të gjendet pajtueshmëri për hapje të rrugëve ajrore të reja.
“Ne si plan për mënyrën e sistemimit është hera e parë që e kemi bërë pra planin e performancës dhe për punët që na presin gjatë vitit 2021. Pika e parë më e rëndësishme është zbatimi i përgjegjësive të përgjithshme”.
“Jemi të obligueshëm të zbatojmë rregulloret që zbatohen në Evropë. Shumë prej tyre rregulloreve brenda vitit kanë nevojë me u ndryshuar”.
“Hapësira ajrore e Kosovës është nën menaxhimin e NATO-s. Pjesa e ulët e hapësirës ajrore ka probleme. Normalizimi i hapësirës i bien që na me hap rrugë ajrore me Shqipërinë. Të gjendet një pajtueshmëri për hapje të rrugëve ajrore të reja”.
Kryesuesi i Komisionit, Liburn Aliu, tha se menaxhimi i hapësirave të reja ajrore është i pamundur në këtë fazë.
“Çështja e menaxhimit të hapësirës ajrore të reja si korridori me Shqipërinë s’mund të realizohet njëherë”.