Autoriteti i Konkurrencës do të mbikëqyrë operatorët e licencuar të energjisë

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 11:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe u.d. i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Arsim Janova, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Pestreshi ka thënë se Autoriteti do të jetë në mbikëqyrje të konkurrencës së drejtë dhe të operatorëve që janë licencuar.

Ai ka thënë se marrëveshja do të gjejë zbatim dhe nuk do të qëndroj në sirtarët e institucioneve.

“Marrëveshja që nënshkruam sot është më shumë se shprehje e vullnetit për të nxitur bashkëpunim afatgjatë dhe përmes këtij dokumenti ne synojmë të krijojmë mekanizma të bashkëpunimit. Sektori i energjisë përbën fushë të rëndësishme për AKK-në”.

“Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se të dy palët do të punojnë për furnizimin e tyre me energji. Ky memorandum do të gjejë zbatim të menjëhershëm”.

“Akti është arrit me ditën e sotme, kemi pasur bashkëpunim edhe pa memorandum, por ky akt është që ta intensifikojnë më tutje bashkëpunimin tonë. Autoriteti do të jetë në mbikëqyrjen të konkurrencës së drejtë dhe lojale dhe mes operatorëve që janë licencuar”.

Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Arsim Janova ka thënë se kjo marrëveshje shënon një intensifikim më të lartë.

“Kjo është nuk është që s’kemi bashkëpunuar deri tash, por kjo shënon një intensifikim më të lartë dhe besoj që kjo marrëveshje është me vullnet të plotë të dy institucioneve”.

“Intensifikimi i tregut të energjisë kryqëzon edhe përballjen më të madhe edhe konkurrencës në treg”.

Të ngjashme