Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) uron për Vitin e Ri 2021.
Në telegram urimi AKK-ja falënderon mediet për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’i përcjellur eventet e Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
“…me shpresën që në vitin 2021 të gëzoni shëndet të mirë dhe të arrini suksese të reja në punën tuaj.
Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur gjatë vitit që po e lëmë pas.
Përkundër rrethanave të vështira të shkaktuara nga përhapja e pandemisë COVID-19, ju në çdo rast i jeni përgjigjur ftesës tonë për të raportuar lidhur me rastet që kemi trajtuar këtë vit. Nga ana jonë, ne poashtu jemi munduar që në çdo rast t’i përgjigjemi kërkesave tuaja për informatat të cilat i keni kërkuar dhe mbesim të zotuar që një gjë të tillë ta bëjmë edhe në të ardhmen.,
Me respekt,
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e tyre.