Nasim Aghdam, autorja e sulmit të ndodhur pranë YouTube, ishte e zemëruar me kompaninë pasi mendonte se ajo po e diskriminonte atë për shkak të videove të saj.
Sipas autoriteteve, ajo besonte që YouTube i kishte shkaktuar humbje parash dhe identitetin e saj, njofton Klan Kosova.
Mediet e huaja raportojnë se ky llogaritet të jetë motivi i vetëm që çoi atë në kryerjen e këtij krimi duke lënë të plagosur tre persona të tjerë, para se dhe ajo të ndërronte jetë, megjithatë policia ende nuk ka konfirmuar diçka të tillë.
38-vjeçarja është e lindur në Iran dhe ka jetuar në Kaliforni të Jugut, ndërsa ishte tejet aktive në YouTube.
Aghdam identifikohej si folëse e gjuhës persishte, farsi dhe turke gjuhë këto zyrtare të Iranit.
Autorja e sulmit të mbrëmshëm, do të mbushte 39 vjet më 5 prill, vetëm dy ditë pasi shkaktoi viktima dhe vdiq.