AUV asgjëson 2064 kilogram mish pule me Salmonella spp

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian – Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe të importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë 2064 kilogramë mish pule. Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Të ngjashme