Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
AUV ka sugjeruar se çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
· Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,
· Mbani shpezët në kushte të mira
· Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.
· Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
· Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
· Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,
· Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
· Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
· Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.
Raportoni në numrin:
0800 111 22 Pa pagese 24h.