Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 64 kilogram mish në lokalin ku u helmuan 100 qytetarë në Malishevë.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Klan Kosova se pas përfundimit të monstrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar.
“Janë evidentuar të gjitha produktet prezentë ne lokal. Aty kryesisht janë gatuar ushqime te shpejta: Hamburger, doner, tost piza etj. marre origjina e produkteve prezentë, është gjurmuar procesi i gatimit deri të produktet finale per konsum. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD. Janë marrë 5 mostra të produkteve ushqimore: 2 mostra nga sosat 1 moster nga doneri i përpunuar dhe dy mostra nga mishi i bluar pleskavicë qofte të pa përpunuara Dhe janë marrë 26 strisho nga hapësirat e punës mjetet e punës dhe duart e personelit. Të gjitha mostrat janë marre sipas procedurës standarde operative në bashkëpunim me IKSHP. Të gjitha mostrat janë nisur për laboratorin e IKSHP Prishtinë ku edhe do të testohen në disa parametra”, u shpreh Thaçi.
“Pas përfundimit të mostrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar sasia totale 64 kg kryesisht mish produkte mishi. Lokali nga mbrëmë është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër të organeve kompetente”, vazhdoi ai.
Ai theksoi se janë duke monitoruar gjendjen e pacientëve në bashkëpunim me IKSHP.
“Ditën e sotme është vazhduar me procedurat gjurmuese mbledhje të fakteve bashkë me prokurorinë ku janë marrë dokumente dhe mjete pune dhe produkte të cilat nevojitën për shërbim të ushqimit. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve në bashkëpunim me IKSHP.
“Janë duke u kryer anketat epidemiologjike dhe ne vazhdimësi merren mostra të koprokultures dhe vjeljeve për analiza në institut. Me qellim të identifikimit të shkaktarit qe ka çuar deri të helmimi”.