AUV mbyll lokalin e njohur në Prishtinë, u helmuan shtatë persona

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë hospitalizuar për shkak se dyshohet që janë helmuar nga ushqimi i një lokali në Prishtinë.

Pas marrjes së mostrave lokali “Che Bar Bistro -3” në Prishtinë është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në një përgjigje për Ballkani.info, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka konfirmuar helmimin e shtatë personave që janë ushqyer në “Che Bar Bistro-3”, e që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Afjencia e Ushqimit ka marr katër mostra për ta vërtetuar se nga ka ardhur hospitalizimi i shtatë personave.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bazë të njoftimit dhe raportit të datës nga IKSHP dhe Klinika Infektive-Prishtinë, lidhur me dyshimin se dy subjekte “CHE BAR BISTRO-3” rr.Kosta Novakoviq pa nr. dhe “CHE BISTRO-1” në Prishtinë-përball Hotel Prishtina janë helmuar nga ushqimi i konsumuar (për momentin) gjithsejtë 7 persona të raportuar të cilët janë hospitalizuar në Repartin e Infektives të QKUK-së. Inspektorati Sanitar i AUV-së në koordinim me IKSHP-së ka dal në vendngjarje me datë 07.02.2020 (e premte) për inspektim të subjektit me për verifikimin dhe gjurmueshmërinë e rastit në fjalë. Në inspektimin e restaurantit “CHE BAR BISTRO-3” u morën gjithsejtë 10 dhjetë strisho nga ambientet e punës, elementet e punës si dhe personeli si dhe 4 mostra per analiza laboratorike: 1.Sandviq me mish të bardhë pule, 2. Sosi i bardhë, 3. Kërpudha dhe 4. Suxhuk”, ka thënë Thaçi.

Agjencia e Ushqimit ka marr mostra edhe në lokalin tjetër me po të njëjtin emër.

Kurse në lokalin tjetër CHE BISTRO-1 janë marr: 5 strisho dhe 1 moster (sandviç me tunë).

Thaçi ka theksuar se inspektorët kanë marr vendim për mbyllje të përkohshme të këtij lokali.

“Pas këtyre veprimeve zyrtarët Inspektorët kanë nxjerrë vendim për mbylljen e përkohshme të lokalit ”CHE BAR BISTRO-3” dhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë me ushqim dhe pije te freskëta, kurse tek lokali tjetër “CHE BAR BISTRO-1” është ndaluar vetëm servimi nga kuzhina i të gjitha llojeve te ushqimit, përveç lëngjeve dhe pijeve të ngrohta, për arsye të ekzistimit të bazuar të rrezikshmërisë potenciale të shëndetit publik. Se me rastin konsumimit të ushqimit në këtë subjekt mundë të helmohen dhe persona tjerë. Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-016 Për Ushqimin Inspektorati Sanitarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë dha urdhëresën me shkrim për mbyllje të përkohshme të lokaleve të hapësirave të përshkruara me lartë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në procesverbal janë dhënë urdhëresat për përmirësimin e kushteve të parapara me ligj.

“Subjektet në fjalë mos të fillojnë punën pa miratimin e organit kompetent-inspektoratit. Të njëjtit subjekt bazuar në raportin mjekësor të dyshuarve për helmim i është iniciuar fletëparaqitja për gjykatë”, ka theksuar Thaçi.

Të ngjashme