Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu formulën ushqimore për foshnje Aptamil AR 2.
Kjo pasi thuhet se është identifikuar prania e substancës Cereulide.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV-i u ka bërë thirrje konsumatorëve që e posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.