Avancimi i agjendës për gratë, në fokus të takimit të Osmanit me kryediplomatin Murillo

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo, raporton Ekonomia Online.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anekënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka thënë se kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, tha ajo.

Të ngjashme