Ai është cilësuar si një ndër talentet më të mirë në Gjermani, por kjo nuk ka mundur që të bind Shqipërinë për ta ftuar. Bëhet fjalë për Dionis Avdijaj, i cili ka marrë vendimin përfundimtar se me kë përfaqësuese do të luajë në të ardhmen.
Avdijaj zgjodhi Kosovën, teksa i ka edhe arsyet e këtij vendimi të papritur. Talenti, i cili është në pronësi të Shalkes ka shpjeguar se dëshira e tij ishte të luante me Shqipërinë, por shpërfillja bëri që të merrte këtë vendim.
“Në gjeneratën time isha me i përzgjedhuri, Kombëtarja gjermane për të rinj veç më kishte renditur në listën e më të mirëve, ku për këtë Kombëtare unë luajta plot 25 ndeshje, por në fund i prisha raportet me ta, edhe atë krejt për hir të Kombëtares shqiptare, ku doja me çdo kusht të luaja për Shqipërinë time.
Merreni me mend, kur në vitin 2014 unë fitova titullin e lojtarit profesionist, e ku ekipe të njohura me e me renome boterore më dërgonin ftesa e oferta ndër më të ndryshmet, Shqipëria ime, edhe përkundër interesimit tim që të luaj për këtë Kombëtare, heshte dhe nuk me përfillnin fare”, ishin fjalët e Avdijajt.