Paraqitjet e mira të Donis Avdijajt në elitën e futbollit holandez do të shpërblehen.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në afatin kalimtar të janarit, la Schalken për t’iu bashkuar Rodas në Holandë në formulën e huazimit.
Avdijaj ka arritur të përshtatet shumë shpejtë në skuadrën e re duke shënuar katër gola në dhjetë ndeshje, për të ndihmuar Rodën drejt arritjes së objektivit kryesor të sezonit, mbetjen në ligë.
Paraqitjet e 21-vjeçarit në Holandë nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga gjiganti gjerman i futbollit, Koln, e cila ka shprehur interesim për të.
“Avdijaj është një talent i jashtëzakonshëm dhe natyrisht që na intereson. Ai pati disa probleme me Schalken por tani po bën shumë mirë në Holandë. Do të tentojmë ta marrim”, ka thënë drejtori i Kolnit, Frank Aehlig.