Avdullah Hoti diskuton me shefin e FMN-së për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

I mandatuari i LDK-së për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një video konferencë me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Gabriel Di Bella

“Gjatë ditës sotme, i mandatuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi një video konferencë me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Gabriel Di Bella dhe znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përherëshme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor. Z. Hoti dhe përfaqësuesit e FMN diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për efektet e pandemisë COVID-19 në ekonomi”, është thënë në njoftim.

Hoti i ka sqaruar atyre, idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë pas tronditjes ekonomike të krijuar nga pandemia, ndërsa përfaqësuesit e FMN-së sqaruan mënyrat e mbështetjes që FMN-ja do ta ofrojë për Kosovën përfshirë edhe gjithë rajonin.

“Të dy Z. Hoti dhe Z. Di Bella ranë dakord se politikat për të rimëkëmbur ekonominë duhet të kenë një mbështetje të gjerë, të jenë të synuara mirë dhe të jenë konsistente në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar. Ata më tej ranë dakord për nevojën për të kufizuar rreziqet fiskale. Z. Hoti dhe përfaqësuesit e FMN u pajtuan se shkëmbimin e ideve të tilla konstruktive dhe të hapura janë më se të duhuranë këtë kohë si dhe u zotuan për vazhdimin e këtij dialogu”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme