Avdullah Hoti (s’)flet pasi del nga Kuvendi i LDK-së

Prishtinë | 31 Jan 2026 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Shumica e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e Punës të kësaj partie, ia kanë besuar Lumir Abdixhikut vazhdimin e kryetarllëkut.

E pas votimit, nga salla dolën delegatët për një pauzë.

Në mesin e tyre ishte edhe kundërkandidati i Abdixhikut, Avdullah Hoti.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ishte krejt çfarë pati ai të thoshte pas pyetjeve të gazetarëve, raporton Klankosova.tv.

Nga 300 delegatët e pranishëm në sallë, 164 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, dhe 136 pro.

Të ngjashme