Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli gjatë një konferencë për medie ka thënë se ka iniciuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e lumenjve, shfrytëzimin e tyre si dhe për mbikëqyrjen e lejeve të ndryshme për hidrocentrale, raporton EO.
“Në kohën kur Kosova ka probleme të shumta mjedisi pak sa është lënë anash dhe unë sot kam thirru inicimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për çështjet mjedisore që do të merret me hetimin e çështjeve të lumenjve shfrytëzimin e tyre dhe mbikëqyrjen e lejeve të ndryshme për hidrocentrale.”
Avdyli më tutje ka shtuar se për ngritjen e një komisioni hetimor duhen 40 nënshkrime, dhe ai ka bërë thirrje që të përkrahet kjo nismë nga deputetët.
“Unë sot kam marr përkrahjen e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, pastaj të kryetarit të komisionit për Bujqësi, po ashtu këtë kërkesën për nënshkrimet e kam dërguar në Grupin Parlamentar të LDK-së, dhe për ngritjen e një komisionit hetimor parlamentar duhen 40 nënshkrime dhe shfrytëzoj rastin tu bëjë thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë iniciativë”
“Duke shikuar nëse ka pas abuzime apo shkelje ligjore që kanë dëmtuar lumenjtë dhe ekosistemet në këta lumenj, dhe duke pretenduar edhe për ngritjen e disa hidrocentraleve në Prizren, në zonën e Brezovicës, në zonën e Deçanit, dhe këto kanë shkaktuar shqetësime te qytetarët e vendit tonë, ka shtuar Avdyli, raporton EO.