Deputeti i Listës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka thënë se mundësia që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, të mos votohet për këtë post është e madhe.
Ai para medieve tha se kjo edhe është arsyeja që i kanë dhënë prioritet ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje.
“Edhe gjatë fushatës, edhe për ne si kandidatë për deputet dhe kandidati për kryeministër, Ligji për Zgjedhjet ka qenë prioritet i yni. Mendoj që është prioritet, sepse mundësia e dështimit të zgjedhjes së presidentes është e madhe. Për atë arsye”.
Megjithatë, Avdyli tha se nuk janë pro dërgimit të vendit në zgjedhje.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë i fundit. Si parti jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, por s’është qëllimi ynë. Ne jemi për krijimin e institucioneve dhe stabilitet institucional dhe për këtë kemi përgjegjësi të gjithë deputetët e zgjedhur që të rrinë në sallë”.
“Nëse ne e kemi garantimin e sigurisë së Kryesisë së LDK-së atëherë s’kemi problem sepse me votat e tyre, 15, mund ta zgjedhim presidenten”.
I pyetur nga gazetarët nëse Osmani po ndihet e tradhtuar nga kryeministri Kurti, Avdyli tha se kjo nuk qëndron meqenëse ai po angazhohet për sigurimin e numrave të zgjedhjes së saj presidente.