Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur lidhur me takimin e radhës që ka pasur sot Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Avdyli është shprehur në Info Magazine se të gjithë deputetët e pranishëm në këtë komision kanë kërkuar të ketë hetuesi profesionale për të zbardhur rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani.
”Sot Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur mbledhjen e radhës në kuadër të masave për Covid-19, dhe është potencuar edhe rasti i 26 vjeçarit nga Gjilani”.
”Të gjithë të pranishmit kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetës së një të riu. Të gjithë deputët kanë kërkuar që të ketë një hetim të pavarur rreth këtij rasti”.
”E dimë që askush nuk e ka bërë qëllimshëm, por nëse është neglizhuar rasti duhet të merren masat. Tani për tani drejtësia duhet ta japë vendimin e saj”.
”Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale iu është bashkuar edhe akterëve të tjerë për hetimin e këtij rasti në mënyrë që të kërkohet përgjegjësia”.
Ai është shprehur tutje që rasti i vdekjes së 26 vjeçarit në konviktet karantinë, duhet hetuar por jo politizuar.