Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, në Facebook ka shkruar se në këtë kohë nuk mund të ketë zgjedhje, sepse nuk ekziston problemi i numrave për formimin e qeverisë.
“Zgjedhje afër s’ka sigurtë. Nëse PAN-i me 39 deputetë, arriti ti bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkonë në zgjedhje ska me ndodhë asesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët serbē, e ndoshta edhe deputetë të veqantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston “.
Avdyli shtoi se zgjedhje mund të ketë vetëm nëse pajtohen Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje.
“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar t’i ketë qeveria. Këto pakica kanê jo katër por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re. Kjo ska të bëjë fare me Nisman a hyn apo jo në parlament, por me ne. Prandaj zgjedhje do ketë por tek në vitin 2023 “.