Filmi për superheronjtë “Avengers: Endgame” i ka fituar 350 milionë dollarë në biletaritë amerikane dhe kanadeze, ndërsa në mbarë botën kjo shumë është 1.2 miliardë dollarë.
Edicioni i 22 i Marvel Studio e tejkaloi inkasimin për fundjavën e parë të shfaqjes së filmit “Star Wars: The Force Awakens” të vitit 2015 për 102 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë.
Filmi mori komente euforike të kritikëve dhe bëri bujë të madhe në të gjithë botën. Ai arriti në vendin e parë në mesin e filmave në të paktën 54 vende të botës. Kërkesa tejet e madhe për bileta ishte edhe në Kinë.
Për shkak të kërkesës së madhe në kinemanë AMC vendosën të shtojnë shfaqje shtesë. Në kinematë e tyre vetëm të shtunën ishin 2.3 milionë persona, shkruan KOHA Ditore.
“Të rinjtë do ta kujtojnë këtë moment dhe ndjenjë kur e shikuan ‘Endgame’. Do t’ju shpaguhet në vitet që vijnë në të njëjtën mënyrë siç shikuesit nga vitet ‘70 dhe ‘80 ende flasin për ndikimin që e kishte ‘Star Wars’ tek ta”, tha presidenti i Asociacionit të pronarëve të kinemave, John Fithian.