Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka intervistuar drejtorin e Aviacionit Civil, Ismail Berisha.
Ai para anëtarëve të komisionit tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me ekstradimin e 6 shtetasve turq.
“Neve nuk na lejohet qe të vijmë në konkludime hipotetike. Ne jemi kompetent në rregullin ekonomik të avio kompanive. Ne nuk mundemi te caktojmë ulje dhe ngritje të aeroplanëve, këtë e bënë aeroporti”, tha Berisha, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se pas dy javësh janë kontaktuar nga AKI-ja.
“Na kanë kontaktuar nga AKI-ja. Është kryer komplet procedura. Policia e Kosovës ka kërkuar nga ne informacione. Nga AKI-ja na kanë thënë se nëse keni në të ardhmen ndonjë dyshim eventual, na lajmëroni. Kjo ka ndodhë dy tri jave më vonë”, tha ai.
Sipas tij, informacionin për dëbimin e shtetasve turq përmes medieve.
“Me kërkesën që është bërë ka qenë operim ajror biznesor. Unë skam qenë i informuar për rastin, kam marr vesh po atë ditë sepse u bë publike nga mediet. Jemi mbledh në kabinetin e ministrit, kemi bërë planin e veprimit. Ne si Aviacion Civil e kemi përfill legjislacionin në fuqi në përpikshmëri”, ka thënë ai.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror thotë se nuk pasur asnjë shkelje gjatë ekstradimit
Bahri Nuredini, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, tha se brenda institucionet që udhëheq ai nuk ka pas asnjë shkelje
“Ne gjykojmë se në fushën që ne mbulojmë nuk ka pas asnjë shkelje. Nuk ka pas asnjë element të cenimit të fluturimit të asaj dite. Ky aeroplan ka pas të drejtë të dalë dhe të vijë. Ne kemi qenë të informuar për ndryshimet në orar. Atë ditë kanë qenë 24 operime që kanë ndodhë. Ne e kemi procesuar fluturimin ashtu siç ka qenë kërkesa e operatorit ekonomik. Nuk mund te them se ka pas dikush qe me ndërmjetësuar në ndryshimin e orarit, ka thënë Nuredini, raporton EO.
“Unë kam qenë në Stamboll kur ka ndodhë krejt rasti dhe jam informuar po atë ditë. Ne i kemi themeluar komisionet që kanë ndodhë në shërbimin ajror. Udhëheqës ka qenë Armend Mustafa”.
Intervistimi i inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjani është mbajtur me dyer të mbyllura.