MTV EMA 2019 mbahet sot në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES në Seville, Andaluzia, të Spanjës.
Kjo do të jetë hera e katërt, si dhe viti i dytë radhazi, që Spanja mirëpret shfaqjen e çmimeve.
Nga shqiptarët sivjet në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, janë të nominuara dy artistet shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, teksa Dua Lipa do të performonte në këtë mbrëmje.
Qendra e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES në Seville të Spanjës, ku do të mbahet eventi MTV EMA 2019
Por, në mesin e tyre është edhe reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, e cila tashmë arriti të rrëmbejë çmimin si “Performuesja më e mirë zvicerane”.
Një çmim në këtë event po ashtu arriti ta fitojë edhe DJ i ndjerë suedez, Avicii, si “Performuesi më i mirë suedez”, dhe ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e “MTV EMA”.
Ndryshe, pritet të shihet nëse dy vajzat me origjinë shqiptare, Bebe dhe Ava, do të arrijnë të fitojnë ndonjërën nga çmimet për të cilat janë nominuar, percjell telegraf.