Avicii, DJ-i suedez i cili vdiq në moshën 29 vjeçare, në vitin 2016 ndërpreu interpretimet për shkak të problemeve me anksiozën, varësisë nga opioidet dhe alkooli. Ai gjithashtu luftonte me inflamacionin akut të pankreasit i cili iu diagnostikua për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, dhe për këtë arsye u detyrua ta mënjanonte fshikëzën e tëmthit dhe apendiksin.
Në dokumentarin e ri “Avicii: True Stories”, tregohet lufta e tij e dhimbshme me varësinë dhe anksiozën të cilën nuk mundi ta largonte kurrë.
“Gjithçka më dhimbte aq shumë, por megjithatë m’i dhanë ato ilaçe dhe më thanë se do të ndihem më mirë prej tyre. Ato ishin si heroinë, por nuk më ndihmuan ta largoja dhimbjen. Mendoja se mjekët e dinë punën e tyre”, – fillon rrëfimin Avicii në filmin dokumentar në Netflix.
Aviciit për shkak të dhimbjeve në pankreas, të cilat zgjatën për katër muaj, iu përshkrua një koktej i ilaçeve ndër të cilat ishte dhe Percocet, opioid, i cili shkakton varësi.
“ Fillova t’i pija 20 tableta në ditë, ndërsa më thanë se nuk shkaktojnë varësi. Ende kam anksiozë, por kam rifilluar me performimet”, – shpjegon tutje në dokumentar DJ Avicii.
Në prezantimin zyrtar të dokumentarit shfaqen pamjet në të cilat mund të shihet se si DJ-i dëshiron të lirohet nga spitali që të mund të vazhdojë me turneun. Mjekët nuk donin të lejonin që ai të largohej nga spitali sepse ai nuk mund të hante dhe të pinte pa dhimbje. Megjithatë, Avicii përsëri filloi me performimet.