Avioni i Argjentinës me “fluturim të vdekjes” u kthye nga ShBA-ja

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët argjentinas mirëpritën kthimin e një aeroplani nga i cili diktatura e fundit ushtarake e vendit hodhi në vdekje kundërshtarët politikë dhe që tani do të jetë pjesë e një muzeu kushtuar kujtimit të viktimave.

Avioni mori pjesë në të ashtuquajturat “fluturime të vdekjes” që diktatura e përgjakshme e Argjentinës 1976-1983 përdori si një nga mjetet e saj për të hequr qafe kritikët, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat në një fluturim më 14 dhjetor 1977, përfshinin murgeshat franceze Alice Domon dhe Leonie Duquet, të cilat kishin folur për numrin në rritje të njerëzve të “zhdukur” gjatë diktaturës.

Të ngjashme