Shpesh quhet frut magjik. Po ju prezantojmë avokadon dhe gjithë aftësitë e tij në përmirësimin e shëndetit tonë.
Avokado ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme, shkruan EO.
Parandalon alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti-grip dhe është i shkëlqyer për flokët e thatë.
Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut.
Yndyrat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrat e këqija.
Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalësimin dhe eliminimin e rrudhave.