Avokatët e Gramoz Vokrrit kanë dorëzuar edhe zyrtarisht padinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati, Arbër Krasniqi ka dërguar sot padinë ndaj FFK-së mbi refuzimin e kandidatit Gramoz Vokrri, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas avokatit, FFK ka bërë shkelje të rregulloreve në lidhje me mos certifikimin e Gramoz Vokrrit për garën për kryetar të FFK’së.
Vlen të theksohet se në garën për kryetar të FFK’së është certifikuar vetëm kryetari aktual Agim Ademi.Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill.