Avokatët turq besojnë në drejtësinë e Kosovës, ata kosovarë të shqetësuar me deportimin

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 17:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Unionit të Odës së Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioglu, nuk e ka komentuar deportimin e gjashtë shtetsave turq nga Kosova për në Turqi.

Ai në konferencën e mbajtur së bashku me Odën e Avokatëve të Kosovës tha se nuk e njeh sistemin e Kosovës mirëpo nuk beson se do të bëhet ajo çfarë duhet nga institucionet e Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

“Nuk më takon mua ta vlerësojë mënyrën e deportimit të qytetarëve dje, nuk e njoh sistemin tuaj. Jam i sigurtë që sipas ligjit do të bëhet ajo çfarë duhet të bëhet veçse jam i obliguar të tërheq vërejtje që kjo organizatë të mos shihet si organizatë politike.”

“Turqia kemi dhjetëra mijëra avokatë dhe gjyqtarë që e kryejnë detyrën e tyre me nderë. Sikurse është edhe gjendja në Kosovë edhe ne nuk jemi në gjendje ideale. Mendoj që asnjë shtet në botë nuk e ka arritur pozitën e tyre ideale”.

“Ne e shprehim shqetësimin tonë ndaj shteteve evropiane dhe amerikane për standarte të dyfishta”, shtoi ai.

Feyzioglu tha se organizata e Gylenit është një prej organizatave më të rrezikshme që njihet në historinë e Turqisë, organizatë kjo që sipas tij e ka future Turqinë në një luftë të brendshme.

Mirëpo i brengosur për procesin ndaj gjashtë shtetasve turq është shprehur kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës , Osman Havolli.

Ai tha se nuk kanë ndonjë informatë lidhur me atë se ku gjenden të deportuarit.

“Oda e Avokatëve të Kosovës shpreh brengën e thellë sepse në këtë aspekt nuk është respektuar kushtetshmëria dhe konventat ndërkombëtare. Aq më brengosëse janë deklarimet nga krerët e shtetit, deklarata kontradiktore që nuk kanë përputhje me njëra tjetrën”.

“Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton një process të drejtë. Çështja e arrestimit dhe mos kalimi nëpër proceset e rregullta gjyqësore dhe deportimi i tyre është brengë e madhe e Odës së Avokatëve të Kosovës”.

“Shpreh brengën dhe shqetësimin tim, avokati është deklaruar që nuk ka mundur as fizikisht të takoj klientin e tij. Ne nuk kemi informacione, ka qenë një befasi e madhe dhe paraqet një brengë shumë të madhe, flas në raport të proceseve gjyqësore.”

Të ngjashme