Avokati Ardian Bajraktari fton Drejtësinë të Reflektojë: Kërkesa e familjes së të ndjerës Liridonës, është legjitime

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Avokati Ardian Bajraktari në një postim të tij në “ Facebook” ka shkruar së kërkesa e familjes së të ndjerës Lirdona Ademaj, për ndërrimin e lokacionit të varrit është legjitim dhe nuk ka pengesa ligjore.

Ai tha së organet e drejtësisë duhet te reflektuar pa vonës.

Postimi i plotë:

Ardian Bajraktari Kërkesa e familjes së të ndjeres Liridona, për ndërrim të lokacionit të varrit, është legjitime dhe nuk ka pengesa ligjore.

Andaj në lidhje me një kërkesë e tillë drejtuar organeve të drejtësisë, të njëjtat duhet reflektuar pa vonesë.

E gjithë ajo çfarë duhet bërë prokurorja e rastit në lidhje me këtë kërkesë, është që të konstatojë nëse ka apo jo nevojë për sqarimin e ndonjë rrethane lidhur me shkakun, mekanizmin dhe mënyrën e vdekjes së të ndjeres, përmes autopsisë shtesë mjeko ligjore, nëse jo, të konstatohet kjo gjë.

Me vet faktin se është kryer varrimi, autopsia është bërë, ka përfunduar kompetenca e prokurorit të çështjes.

Po ashtu, mund të konstatohet se ndërrimi i lokacionit të varrit të të ndjeres nuk ka pengesa ligjore, andaj mund të ndërrohet, si dhe ta udhëzojë Policinë për të ofruar asistencë për shkaqe sigurie, ndonëse kjo e fundit për këtë gjë është e vetëdijshme.

Të ngjashme