Liridona Ademaj-Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.
Personi me inicialet N.M është bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili dyshohet se ka paguar persona të tjerë për vrasjen e gruas të tij.
Në media është raportuar se i njëjti ka pranuar fajin.
Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Nasuf Hasani.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i gatshëm ta përfaqësojë familjen e Liridona Ademajt në Gjyaktë e Prokruori pa asnjë cent.
“Shprehi gatishmerinë ta përfaqësoj në Gjykatë dhe Prokurori, familjen e Liridona Ademaj, pa asnje cent”, ka shkruar ai.