Avokati i kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit, Tomë Gashi ka deklaruar se në deklaratën që sot e ka thënë Bahtiri nuk ka elemente të veprës penale.
Sipas tij, Bahtiri ishte vetëm duke dhënë sqarime duke thënë mos hyni në konflikte vëllavrasje.
“Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetëm tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit”, ka shkruar ai.