Avokati i “Currit”: Vendimi për paraburgim i padrejtë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ismet Osmani i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Osmani akuzohet për veprën “fajde, mashtrim dhe detyrim”.

Avokati i tij, Alban Arifi, ka thënë se vendimi i gjykatës për paraburgimin e “Currit” është i padrejtë.

“Kërkesa për paraburgim është njëjtë sikur kërkesat tjera shabllon”, ka thënë Arifi.

“Madje Faton Dalladaku, personi i dëmtuar nuk e akuzon fare “Currin” për veprat që janë ngrit”.

Për këtë rast katër persona janë në paraburgim, njërit i është parashkruar lënda dhe dy persona janë në arrati.

Të ngjashme