Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ai është arrestuar për kanosje pasi që në një emision televiziv ka folur rëndë ndaj ish prokurorit Elez Blakaj i cili kishte hetuar rastin “Veteranët” dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Demaliaj kishte thënë se me Blakajn do të ketë punë privatisht pasi që në aktakuzën e ngritur pas ikjes së Blakajt në SHBA janë publikuar më shumë se 20 mijë emra të personave që pretendohet që janë të rrejshëm.
Në mesin e atyre emrave është edhe emri i babait të deputetit i cili ka ndërruar jetë para disa viteve dhe ka qenë veteran i UÇK-së.
Pas arrestimit Demaliaj ka publikuar një status në Facebook me simbole të UÇK-së.
Shkrimi i Demaliajt:
UÇK- ju dua shumë..!!! Do ta duam gjithmonë vendin tonë..!! Por kurrë sdo ta pranojmë poshtërimin..!!! Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve..!!!.