Avokati i Fadil Fazliut: Nuk kemi informacione se për çka është arrestuar

| 05 Dhj 2024 | 11:45 | Nga

Avokati i Fadil Fazliut, që u arrestua sot nga Specialja, Skënder Musa para gazetarëve ka thënë se Fazliun do ta dërgojnë në Speciale dhe se informata tjera nuk dhanë, raporton Ekonomia Online

Musa tha se nuk i është dhënë asnjë informacion se mbi çfarë baze është arrestuar Fazliu.

Ai shtoi se nuk e kanë lejuar të hyjnë brenda veç se i kanë treguar që pritet ta dërgojnë Fadil Fazliu në Hagë.

Të ngjashme