Avokati i familjes Hajrizi dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit, deputetit Rexha e avokatit Halilaj

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 13:34 | Nga Hasan Hoti

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, deputeti të VV-së, Arbër Rexha e avokatit Gazmend Halilaj, raporton Ekonomia Online.

Gjini tha se padinë e ka bërë sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.

Ai tha se përmes padisë do të kërkojnë nga të apostrofuarit që të tërhiqen ato fjalë dhe të kërkohet falje publike. Përderisa për deklarimet e ministres Albulena Haxhiu, tha se ditët në vazhdim do të vendosin për dorëzimin e padisë.

“Kjo padi ka të bëjë me zyrtarë të lartë institucionësh, bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, zëvdëskryeministrin Besnik Bislimi, deputetin e VV-së Arbër Rexhaj dhe avokatin Gazmend Halilaj, të cilët kanë njollosur familjen Hajirizi”.

“Ne gjatë seancës do ta provojmë dhe do të kërkojmë kompenzim. Këtu bëhet fjalë edhe për një avokat që e ka quajtur kriminel. Artani na ka dhënë autorizimin i cili është ndjerë i fyer”, u shpreh avokati.

I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi, i cili kërkoi sqarime nga avokati Gazmend Halilaj, të dëshmoj se kush e ka vrarë “rusin”, rast për të cilin Fatoni ishte dënuar me 20 vjet burgim.

“Ne si familje nuk kërkojmë kompensim e as asgjë sepse nuk paguhet gjaku me para. Mua më vret më së shumti kjo ku avokati Gazmend Halilaj i cili ka deklatuar se ‘unë e di se kush e ka vrarë ushtarin rus, nuk e ka vrarë Faton Hajrizi por e di unë. E ky (Gazmend Halilaj) duhet me dhënë përgjegjësi se kush është ai person që e ka vrarë ushtarin rus, e vëllau im i mbajti 20 vjet burg”, u shpreh Hajrizi.

Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.

Të ngjashme