Avokati i Isni Kilajt, Brien Edwards, ka bërë të ditur se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë, duke kërkuar kështu lirimin e tij.
Edwards tha se Kilaj ka treguar gatishmëri që të intervistohet menjëherë edhe pa praninë e ndonjë avokati.
Ai u shpreh se Kilaj është familjar dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mirë me komunitetin ku jeton.
“Në çoftëse do të bëhet siç thotë prokuroria, ai duhet të pres derisa të bëhet aktakuza, derisa të konfirmohet pra vendimi, i ndaluar, larg nga shtëpia, larg nga familja e tij, ai do të vazhdojë të jetë në një situatë të cënueshme, larg nga shtëpia e tij, nga ku u mor më 2 nëntor”.
“Ai duhet të pres derisa prokuroria të përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën dhe pastaj ta paraqesi aktakuzën dhe ndërkohë ai nuk mund të bëjë asgjë që ta detyrojë prokurorinë që ta përshpejtojë këtë proces”, është shprehur ai.
“Nëse do të kishte një aktakuzë para juve sot z.Gjykatës, z.Kilaj sot do të paraqitej, do të deklarohej dhe nuk do të diskutohej e drejta e tij për të pritur 30 ditë, ai do t’iu thoshte tani menjëherë se nuk është fajtor për asnjë nga akuzat që prokuroria mund të dojë t’i paraqes kundër tij, kaq i përgatitur është ai për të bashkëpunuar plotësisht me këtë trup gjykues, me këtë gjykatë dhe me prokurorinë”, është shprehur tutje Edwards.