Avokati i Lekajt e quan skandaloz vendimin e Gjykatës, njofton se do ta apelojnë

Prishtinë | 31 Jan 2024 | 11:30 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i ish-ministrit Pal Lekaj, Musa Damati, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore, e cila shpalli aktgjykimin e saj dënues ndaj Lekajt në rastin e njohur si “53 milionëshi”, raporton Ekonomia Online.

Damati njofton se do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Dytë.

“Vendimi është skandaloz dhe i njëjti do të apelohet për në Gjykatën e Shkalles së Dytë për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit, kronologjisë dhe implikimeve  buxhetore të cilat i ka pasur ky projekt kapital për vendin. Është një projekt që është filluar shume kohë para se klienti im ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ta pranoj detyrën, një projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore. Është një projekt për të cilën janë prezantuar prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë të cilët kanë konfirmuar në vazhdimësi se vendimmarrja në ketë çështje ka qenë vendimmarrje kolegjiale pra nuk është vendimmarrje individuale po kolegjiale”, tha Damati.

“Është vendimmarrje për të cilën që është vendosur në mbledhje të hapur jo nga komiteti drejtues ndërministror por nga Qeveria Kosovës dhe atë më vota unanime  pa vërejtje, prandaj faktet dhe provat kanë qenë aq shumë shfajësuese saqë në si mbrojtje nuk mund ta konsiderojmë ndryshe vendimin e shkalles së parë përveç se si skandaloz dhe si i njëjti brenda afatit ligjor do të apelohet ne shkallën e dytë dhe patjetër bindja jonë është se do të pësoj ndryshime në favorin e klientëve tanë”.

Për apelim në Shkallën e Dytë, e përmendi edhe avokati mbrojtës i Eset Berishës, Afrim Salihu. Ai tha se ky proces ka kaluar me shumë shkelje.

“Është një vendim jo i pritur nuk konsiston as me kronologjinë e as komplet drejtimin e këtij procesi maratonik sepse vendimet e të cilat janë marrë nga anëtarët e këshillit ndërministror kanë qenë unanime, të gjithë e kanë votuar dhe ka kaluar, domethënë nuk është vendim i mirëpritur nga ana jonë si mbrojtës. Do të apelojmë në Gjykatën e Shkallën së Dytë. Kemi material kompleti procesi është ndërlidh me shkelje sipas meje”, u shpreh ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim.

Sipas aktgjykimiti, ish- ministri, Pal Lekaj është dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim, këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me mbi 3 vite, sekretari i përgjithshëm, Nebih Shatrin dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri janë dënuar me nga një vit e 8 muaj.

Të ngjashme