Avokati i Nikolliqit: Së shpejti mbahet seanca ku gjykata duhet të vendosë për lirimin e klientit tim

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Avokati Artan Qerkini, mbrojtësi i ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, në rastin “Brezovica”, ka thënë se “gjykata ka bërë gabime të shumta me rastin e caktimit të paraburgimit për Bratisllav Nikolliqin, si dhe për të pandehurit e tjerë që janë në paraburgim”.

Në debatin “Puna e Gjyqësorit në Kosovë – Sfidat dhe Arritjet”, i cili u mbajt në Qendrën Mediatike Çagllavicë, ai ka thënë se Gjykata Supreme kohë më parë ka pranuar kërkesën e tij lidhur me caktimin e masës së paraburgimit për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikolliqin, transmeton Paparaci.

“Më 29 gusht kemi një seancë gjyqësore për vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit dhe mendoj se është momenti i fundit që gjykata të veprojë, sepse kemi tri kërkesa. Mendoj se gjykata duhet të përgjigjet dhe ta lirojë z. Nikolliq ose t’i japë masë më të lehtë se paraburgimi”, ka thënë Qerkini./Paparaci.com

Të ngjashme