Avokati mbrojtës i njërit nga të arrestuarit në rastin e djeshëm në Veri, Mahmut Halimi, është shprehur se Prokuroria nuk ka prova për klientin e tij, raporton EkonomiaOnline.
Mahmuti që mbron Izet Jasharin nga Koshtova, i dyshuar për kontrabandim me mallra të ndryshme, thotë se as vet Prokuroria nuk e di se për çfarë dëmi të mundshëm i është shkaktuar nga personat e akuzuar.
“Prokuroria nuk ka prova as për klientin tim as për asnjë person të caktuar i cili është i dyshuar në këtë çështje. Deri tani janë kryer 20 të pandehur, fjalët, elaborimet e avokatëve mbrojtës, secili ka paraqitë këndvështrimet e veta tani na ka caktua gjykata pauzë. E veçanta e kësaj është që klienti im akuzohet për tregti të ndaluar dhe për shmangie të detyrimeve doganore, për të cilën parashihet dënimi me burg deri në tri vjet. Edhe një njeri laik që nuk merret fare me ligjin se sa është e mundur që të aplikohet kualifikimi, pra elementi cilësues i krimit të organizuar kur ligjvënësi i krimit të organizuar thotë nëse kryesi i veprës penale për të cilin parashihet dënimi së paku 4 vjet këtu maksimumi i dënimit është tri vjet”.
“Nuk mund të luftohet krimi i organizuar në këtë mënyrë sepse për njerëzit që qenka dyshuar prej bitit 2011 janë marrë me aktivitete të tilla dhe r paskan gjet tash në vitin 2019 që të iniciojnë procedurë penale kur dihet se çdo vepër penale e ka afatin e vet të parashtrimit. Për këto vepra të kryera në 2011 nuk kem çka flasim, kjo është një tallje e skajshme e cila në fund vetëm sa e komprometon sistemin gjyqësor, prokurorial dhe sistemin në tërësi”, ka thënë ai.