Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Fetahu tani thotë se në rast që presidentja nuk dekreton Blerim Isufajn si kryeprokuror, atëherë mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.
Ai thotë se tani presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i mbeten dy rrugë.
“Presidentja tanimë i ka dy rrugë. Deri tash nuk kishte fakte për dekretimin e Blerim Isufaj. Por thjesht u përpoq të arsyetonte se ne po sigurohemi nëse kandidatët ankues kanë shteruar mjetet. Por kjo nuk është kush. Nuk shkruan askund, pasi nuk mund të presësh 5 vjet për të kryer gjykatën Kushtetuese. Sot i ka dy zgjidhje. Ose ta dekretojë atë, pse mosdekretimin e tij, që gjithsesi është shkelje kushtetuese. Është shkelje serioze kushtetuese me të cilën presidentja shkon në shtëpi”, shtoi ai.
“Së pari PDK ka 18 deputetë. E dini se për ta dërguar presidenten në Kushtetuese duhen 30 deputetë. Është komplekse si situatë. Nuk ka as kompetencë që tregon për mos veprimin e Presidentës. Këtu duhet të merren edhe arsye nga shtetet perëndimore“, përfundoi ai.