Avokati i Popullit kërkon që të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë

Prishtinë | 02 Shk 2025 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur, si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Ekonomia Online.

”Është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut. Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Të ngjashme