Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e të burgosurit

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 12:12 | Nga

Ekspertët e Avokatit të Popullit kanë nisur hetimin për ngjarjen e rëndë në burgun e Shënkollit në Lezhë të Shqipërisë, ku një i ri humbi jetën në paraburgim.

Avokati i Popullit urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shënkollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme