Avokati i Popullit e konsideron të pranueshme ankesën e veteranëve të UÇK-së për mospërfshirje në pagën minimale

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka shqyrtuar ankesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, e cila në korrik kishte kërkuar që Avokati i Popullit t’i dërgojë komentet dhe opinionet e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi veteranët e UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, sipas ligjit të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Avokatit të Popullit thuhet se e ka vendosur si të pranueshme ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Tutje, Avokati i Popullit i ka kërkuar ende dëshmi veteranëve, lidhur me ankesën e tyre.

Në korrik Syla i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, për dërgimin e opinioneve të tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi që OVL-UÇK nuk ishte përfshirë në pagën minimale.

Syla, në emër të degës së OVL-UÇK-së në Pejë, ka shprehur shqetësimet e tij, pasi Lëvizja Vetëvendosje sipas tij, diskriminoi kategoritë e dala nga lufta, transmeton Paparaci.

Më 13 korrik, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, që parashikon që kjo pagë të rritet në 264 euro bruto.

Të ngjashme