Avokati i Popullit të Kosovës viziton AKB-në, u diskutua për të drejtat e punës, shëndetit dhe sigurisë në punë

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka pritur sot në takim Naim Qelajn, Avokatin e Popullit të Kosovës, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në të mirë të ekonomisë dhe të drejtës së lirisë së njeriut, të punëtorëve dhe punëdhënësve.

Sipas një komunikate shtypi, Shahini e informoi Avokatin e Popullit për sfidat ekonomike të pasluftës e këndej dhe të zhvillimit, funksionalizimit dhe rritjes së AKB-së për 20 vite me radhë.

“Ekonomia dhe biznesi janë të lidhur ngusht me lirinë dhe të drejtat e njeriut, të cilat shumë herë nuk respektohen nga institucionet vendimmarrëse e që dëmtojnë seriozisht demokracinë dhe të drejtën themelore të njeriut”, ka thënë Shahini.

Si sfidë u diskutua në detaje për të drejtat e punës, shëndetit dhe sigurisë në punë, roli dhe rëndësia e funksionimit të KES, rëndësia e respektimit gjinor dhe të drejtave të personave me aftësi te kufizuara, ku AKB në të kaluarën ka dhënë një kontribut të madh në Këshillin Ekonomik Social- KES, në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik si dhe në Bordin e Pavarur për Ankesa dhe Parashtresa, i cili më nuk funksionon i cili ka dhënë një kontribut të madh në zgjedhjen e kontesteve biznesore ndërmjet Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës.

“Avokati i Popullit falënderoi për punën 20-vjecare të AKB-së dhe njeherit theksoi së bashkëpunimi me ju une si Avokat i Popullit do të punoj së bashku për të gjitha këto që i diskutuam si: për të drejtat e punës, shëndeti dhe siguria, roli dhe rëndesia e funksionimit të KES dhe mekanizmave tjerë si hallkë e trajtimit të të drejtave të punëdhësve dhe punëmarrësve si çështje me prioritet dhe me rendesi të veçantë per neve si Institucioni me i lartë i Popullit të Kosovës për të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Në fund të takimit, Shahini dhe Qelaj u dakorduan që të kenë takime të rregullta në të mirë të të drejtave dhe lirive të njeriut, që janë të garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme