Avokati i Todosijeviqit: I pritshëm dhe i domosdoshëm vendimi i Supremes

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme këtë të martë ka marrë vendim për të kthyer në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviqit, i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Më 5 dhjetor 2019, Gjykata e Prishtinës i kishte shqiptuar dënimin me dy vjet burgim efektiv ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Ai është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, për një deklaratë të dhënë në vitin 2018, me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në korrik të vitit 2019, Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq, për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq ka thënë se vendimi ishte i pritshëm dhe i domosdoshëm për klientin e tij, njofton Klankosova.tv.

“Ka qenë i pritshëm dhe i domosdoshëm vendimi i Gjykatës Supreme pas vendimit paraprak i cili ishte i pabazuar në fakte dhe ligje”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme ka qenë i pritshëm dhe i domosdoshëm pasi vendimi paraprak ishte i pabazuar në fakte dhe ligje”, tha Vllaiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme