Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i është kundërpërgjigjur sërish Prokurorisë së Specializuar për çështjen e nisjes së hetimeve nga mbrojtja.
Emmerson ka thënë se situata është e qartë dhe se prokuroria duhet ta ketë parasysh faktin se asaj nuk i takon të përcaktojë se çka është një proces i rregullt gjyqësor, por se kjo i takon gjykatësit.
“Situata është e qartë tanimë. Prokuroria e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe i cakton gjykatës që të përcaktojë se çka është e nevojshme në procesin gjyqësor dhe jo prokurorisë. Dëgjuam se prokuroria tha se burimet janë të kufizuara. Më lejoni të them që ne parashikojmë të fillojmë në hetime në dy javët e para të majit, mirëpo kjo varet nga materialet”, tha Emmerson.
Tutje, Emmerson tha se ai nuk ka mundur të udhëtojë drejt Kosovës për shkak të kufizimeve të COVID-19.
“Do të ishte qesharake nëse nuk marrim për bazë situatën e krijuar nga COVID-19. Për momentin unë nuk kam mundur të udhëtojë drejt Kosovës, sepse s’e kemi marrë dosjen paraprake të çështjes. Nuk i takon prokurorisë të konstatojë se çka është një proces i rregullt, por i cakton gjykatës”, tha Emmerson.