Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm, vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, i cili mori vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe të mbrohet në liri, Enver Sekiraqa.
“Vendimi për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, është i ngutshëm. Pas këtij vendimi të KGJK-se, asnjë gjyqtar s’ka me guxu me ndërpre ndonjë masë paraburgimi nga frika, se mund të përballet me pasoja disiplinore. Gjyqtaret përgjigjen penalisht, ose i nënshtrohen procedurës disiplinore vetëm nëse shkelin ligjin me qellim, në këmbim te ndonjë përfitimi material, për veten ose tjetrin. Përndryshe është në natyrën e punës se tyre, te gabojnë, prandaj janë disa instanca gjyqësore”, ka thënë Jashari përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, gjyqtari ka vepruar në përputhje me dispozitat ligjore, porse i akuzuari e ka tradhtuar besimin e gjykatës.
“Gjyqtari Agim Kuqi(ose trupi gjykues), ka vepruar në përputhje me dispozitat e KPP-se(366 par 1, pika 1.2) kur ia ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak, te akuzuarit E.S. pa çka se ky e ka tradhtuar besimin e gjykatës. Është në diskrecionin e gjyqtarit me i vlerësu provat dhe rrethanat e rastit, sipas bindjes se lirë. Përgjegjësinë për arratisje, e mban vet personi qe ka zgjedh mu arratise”, ka theksuar Jashari.