Avokati Jashari: Vuçiq vazhdon të ndërhyjë në vullnetin politik të serbëve të Kosovës

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arbër Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqi për hapjen e 400 vendeve të punës në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës, sistem paralele dhe jashtë ombrellës ligjore të Republikës së Kosovës.

Ai e ka ritheksuar se kjo nuk është hera e parë që shteti serb përdor mjete të tilla për të ndikuar në vullnetin politik të qytetarëve serb.

“Vuçiç vazhdon të ndërhyjë në vullnetin politik të serbëve të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se brenda dhjetë ditëve të ardhshme do të hapen 400 vende të reja pune në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës. Sistem ky paralel dhe jashtë ombrelles ligjore te Republikes se Kosoves. Kjo nuk është hera e parë që shteti serb përdor mjete të tilla për të ndikuar në vullnetin politik të qytetarëve serbë të Kosovës, në favor të subjektit politik që mbështetet nga Beogradi – Listës Serbe. Edhe në të kaluarën kemi parë përpjekje për ndikim mbi votuesit serbë përmes skemave paralele sociale apo formave të tjera të presionit dhe ndikimit. Duhet theksuar se Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Megjithatë, zgjedhjet nuk mund të konsiderohen plotësisht të lira e demokratike, përderisa komuniteti serb nuk ka mundësinë të vendosë lirshëm dhe pa imponime për përfaqësuesit e vet politikë”, ka shkruar avokati Jashari.

Të ngjashme