Avokati Arianit Koci gjatë protestës së tij para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës foli edhe për arrestimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Kosovës nga policia e Serbisë, raporton Ekonomia Online.
“Para një ore ish- policin e Njësisë Speciale e kanë marrë prej qendrës së ndalimit në Kanjizhë dhe e kanë dërguar në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. I kam dërguar disa prova dhe shpresoj që shumë shpejtë do të lirohet. Pas disa orëve e kuptoj se a do të kërkojnë prokurori paraburgim apo do ta lirojë menjëherë”, tha avokat Koci.
