Avokati Koci: Opozitë o qyqana, mos u tutni, mos e pranoni shantazhin me zgjedhje të reja

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka kritikuar qasjen e opozitës, ku edhe u ka sugjeruar që mos ta pranojnë sipas tij shantazhin me zgjedhje të reja nëse nuk e votojnë presidentin që preferon kryeministri Albin Kurti.

Koci shkruan se sa më shumë i binden pozitës, as më shumë humbin besimin e qytetarëve.

“Opozitë o qyqana, mos u tutni. Mos e pranoni shantazhin me zgjedhje të reja, nëse nuk e votoni presidentin që e preferon Kryeministri Kurti. Sa më shumë i bindeni pozitës, aq më shumë e humbni besimin te qytetarët. Ata presin përfaqësim, jo dorëzim. Mbështetjen dhe votat i riktheni me opozitarizëm të mirëfilltë: me përballje të drejtpërdrejtë me pushtetin, me punë, dije dhe sinqeritet. Assesi me kalkulim politik.  Ajo logjikë ju ka sjellë në këtë gjendje”, shkruan Koci në “facebook”.

Ai vlerëson se fati individual i ndonjë lideri nuk është mbi interesin e vendit.

“Në anën tjetër, fati individual i ndonjë lideri nuk është mbi interesin e vendit; shoqërisë. Demokracia mbahet me kundërpeshë të fortë. Kur opozita zbehet, balanca prishet. Prandaj, shkoni në zgjedhje, nëse kjo është rruga. Nuk kaloni keq. Mos lejoni që krejt fuqia të përqendrohet te një njeri – Albini”, shkruan në fund ai.

Të ngjashme